Nuk ka gjë më të dhimbshme për një prind sesa të mos shoqërojë dot të bijën për në altar. Një gjë e tillë ka ndidhur me bossin e kartelit të Sinaloas, El Chapo Guzman.
Ai është duke vuajtur dënimin me burgim të përjetshëm në një nga burgjet e sigurisë së lartë në SHBA. El Chapo nuk mundi ta shoqëronte të bijën drejt altarit.
Joaquin “El Chapo” Guzman cilësohet si një nga njerëzit më të rrezikshëm të botës së dr ogës në këtë planet. Ai ka qenë për një kohë shumë të gjatë nën shënjestrën e amerikanëve, të cilët kanë si pikësynim ta mbajnë sa më gjatë në burg.
“El Chapo” nuk ishte dot i pranishëm në martesën e të bijes, por gruaja e tij e parë, Maria, u kujdes që të mos ndihej shumë mungesa. Ajo përmbushi një nga detyrat kryesore të babait në dasmën e të bijës, siç është kërcimi me nusen.
E bija e El Chapo, Alejandrina, u martua me Rdgar Cazares në një ceremoni tepër private në katedralen Mexico Culican, ku është i bazuar karteli i Sinaloas. Edgar ështe nipi i Blanca Margarita Cazares Salazar, një tjetër emër shumë i njohur për trafikimin e dro gës në rabg botëror. Ajo njihet si “Perandorja” botërore e dro gës.
Në pamjet e publikuara në Instagramin e nuses vihen re një numër i madh makinash të parkuara jashtë katedrales ku po zhvillohej ceremonia. Gjithashtu mësohet se i gjithë vendi ishte i blinduar nga forca sigurie.
Sipas mediave lokale, kanë qenë qitës të armatosur mirë, pjrsëtarë të kartelit të famshëm të dr ogës, ata që kanë siguruar rendin dhe kanë ruajtur në çdo moment kokat e çiftit dhe të njerëzve të pranishëm në ceremoni.
Ovidio Guzman Lopez, një nga djemtë e El Chapo ishte i pranishëm në dasmë. Prifti që i celebroi ishte një i afërm i familjes Guzman.
Në videon e publikuar nga Maria, nëna e nuses, vihen re pamje të çiftit duke kërcyer dhe duke parë fishekzjarret që shpërthenin në qiell. Dasma u bë gjatë muajit janar, ndërsa pamjet nga ceremonia janë bërë publike sëfundmi.
Pamje nga momente brenda dasmes se vajzes se El Chapo on Vidnews.