Lajme

Bëhet virale videoja ku shefi i OBSH-së kollitet: Mos u shqetësoni, nuk është koronavirus

E gjithë bota është në panik prej koronavirusit. Shumë persona kanë humbur jetën prej këtij virusi dhe me mijëra të tjerë janë infektuar.

Së fundmi një video ku drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus shfaqet duke u kollitur teksa ishte duke folur është bërë virale. Më pas ai mori një gotë dhe piu ujë.

Pas këtij momenti ai tha:
Mos u shqetësoni, nuk është koronavirus.’’
Kjo deklaratë shkaktoi të qeshura tek ata që ishin të pranishëm në sallë. OBSH ka bërë thirrje që pezullimi i fluturimeve me Kinën të mos vazhdojë më sepse rreziku rritet edhe më shumë, pasi mund të tentohet të futën në mënyrë ilegale.

Virusi i rrezikshëm lindi në qytetin kinez të Wuhanit. Ky virus ka goditur edhe ekonominë kineze, pasi është shënuar rënia më e madhe prej katër vitesh.

Bëhet virale videoja ku shefi i OBSH-së kollitet: Mos u shqetësoni, nuk është koronavirus on Vidnews.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top