Lajme

Bëri gjithçka për selfie-n perfekte, videoja e gruas në transportin publik bëhet virale

Një grua është përshëndetur për nivelin e besimit që ka në vete pasi është filmuar duke pozuar për selfie në transportin publik.
Jessica George, nga Nju Jorku po udhëtonte me trenin e nëntokës në momentin që një pasagjer tjetër e vuri re teksa ajo bënte foto për në Twitter.

Më pas Ben postoi në llogarinë e tij në Twitter një video që tregonte sesi Jessica moskokëçarëse vazhdonte me setin e saj fotografik pa u shqetësuar fare nga reagimet e të pranishmëve.
Pasi u nda në rrjetet sociale, videoja e shkurtër u bë shpejt virale duke marrë më shumë 6.5 milionë shikime dhe rreth 200,000 pëlqime.

Shumica prej komentuesve e përgëzonin për vetëbesimin dhe për faktin që dukej shumë mirë teksa pozonte.
Sigurisht që George nuk do e linte famën që t’i shkonte dëm dhe u kujdes që të bënte një reagim në Twitter ku falënderonte të gjithë për komentet e tyre pozitive.

Burimi:LAD BIBLE|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top