Tre studiuese italiane kanë mundur të izolojnë koronavirusin. Më e reja prej tyre është Francesca Colavita. Ajo punonte me kohë të pjesshme në sektorin e virologjisë në spitalin Spallanzani ne Romë. Së bashku me dy studiueset e tjera ajo arriti të izolonte genomën e koronavirusit në më pak se 48 orë.
Francesca Colavita sapo është bërë 31 vjeçe. Prej shumë vitesh ajo ka punuar për një pagë prej 1500 euro në muaj.
Ajo ka thënë:
Kam gjashtë vite që punoj në Spallanzani, më parë part time dhe tani si definitive re. Fitoj 20 mijë euro në vit.”
Pas suksesit të saj ajo do të ketë një kontrat për punë me kohë të plotë. Para se të bashkëpunonte për izolimin e virusit të rrezikshëm, ajo kishte treguar një pasion të veçantë edhe pse për punën që ajo bënte paguhej shumë pak.