“Ministria e Shëndetësisë sapo ka marrë vendimin për të përzgjedhur Spitalin e Kavajës si karantinë, për rastet e koronavirusit në Shqipëri.”
Kështu ka deklaruar një qytetar nga Kavaja, i cili ka dërguar një mesazh në adresë të ish-kryeministrit Sali Berisha.
Sipas qytetarit, Spitali i Kavajës nuk ka kushte për të mbajtur të sëmurët në karantinë.
Berisha shprehet se kjo është një zgjedhje shumë e gabuar, ndërsa shton se Spitali i Kavajës ndodhet pranë qendrave të banimit.
Ish-kryeministri, i cili dikur ka qenë doktor, ka dënuar me ashpërsi këtë vendim, të cilin e cilëson si akt të papërgjegjshëm të Ramës, me pasoja për shëndetin e njerëzve.
Postimi i plotë:
Lajm i fundit!
Bie maska, del fytyra e vertet e Edvin Hajdutit dhe ndrikull Hajnise!
Zgjedhje shume e gabuar e Spitalit te Kavajes per Karantine!
Miq, pasi kane mashtruar prej dy javesh se ka krijuar qendren e Karantines por e kane sekret shteteror, vetem sonte sipas qytetarit dixhital kane vendosur qe nje qender e tille te jete spitali i Kavajes, i cili sipas tij eshte krejtesisht jashte çdo standarti dhe pa pajisje!
Me kete rast shtoj se zgjedhja e nje spitali te nje qendre te banuar per Karantine eshte i gabuar dhe kercenues per komunitetin.
Qendrat e Karantines duhe te jene larg qendrave te banimit ne baza ushtarake apo objekte larg qendrave te banimit dhe me kontrolle dhe rregulla te rrepta levizjesh dhe pamundesi per perhapjen e infeksionit.
Denoj me ashpersine me te madhe kete vendim si nje akt tjeter te papergjegjshem te Edvin Hajdutit dhe ndrikull Hajnise me pasoja te renda per shendetin e njerezve. sb
Mirembrema Doktorr, sapo ka mar vendimin Ministra Shendetesise,kan perzgjedh spitalin e Kavajes,per karantine, Doktorr nuk ka kushte spitali Kavajes,per te futur te semurit ne karantin, kan propozu spitalin ton si nje godin te re me te gjitha paisjet nderkoh qe ne ate spital qe nga ardhja e Rames,eshte kthyer ne ambulanc,spital ku nuk punon asnje banjo nuk ka kushte Kavaja, per te futur te semuret ne karantin,dhe per te cilen eshte then eshte larg qendrave te banuara ku aty ka banor sepse eshte lagje shume e madhe.faleminderit !
Suivre Téléphone
April 6, 2024 at 4:49 am
Suivre le téléphone portable – Application de suivi cachée qui enregistre l’emplacement, les SMS, l’audio des appels, WhatsApp, Facebook, photo, caméra, activité Internet. Idéal pour le contrôle parental et la surveillance des employés. Suivre le Téléphone Gratuitement – Logiciel de Surveillance en Ligne.