Bes Kallaku ka postuar mbrëmjen e djeshme një foto me disa policë.
Krahas fotos ai shkruan se pasi e kanë gjobitur, kërkesa e tyre ishte që të ruanin një kujtim së bashku.
“Mir qe te gjobisin, po thone edhe: A ta bojm i foto???”- ka shkruar Besi përmbi foto me humor.
Nuk mund ta dimë nëse është gjobitur me të vërtetë, pasi Besi bën humor gjithë kohës, por një gjë është e sigurt, ai pëlqehet nga shumë persona saqë edhe policia mund ta ndalë në rrugë për ti kërkuar një foto.
Sigurisht që nuk mund të jetë ndryshe për një aktor humori aq të talentuar si ai që ka ditur ti bëjë njerëzit ta duan atë dhe humorin e tij.