Beren Saat e njohur si “Bihter” nga seriali “Dashuri e ndaluar”, i është rikthyer së fundmi aktrimit duke luajtur rol kryesor në serialin “The Gift”, pjesë e Netflix. Një nga skenat që është komentuar shumë nga ky serial është ajo ku aktorja 35-vjeçare shfaqet në skena int ime.
Këto skena nuk janë pritur mirë nga bashkëshorti i saj, këngëtari Kenan Dogulu i cili para gazetarëve nuk është përmbajtur.
Kur u pyet nga gazetarët për këtë skenë, ai u përgjigj me nerva: “Vetëm për këtë skenë më pyesni ju, a nuk ka ndonjë skenë tjetër? Kjo skenë u xhirua dhe ka mbaruar, pse pyesni vetëm për këtë gjithmonë? Ju kam thënë që jam i kënaqur me çdo gjë që bën bashkëshortja ime, mjafton?”