Lajme

Biznesmeni me koronavirus udhëtonte rreth Europës, infekton dhjetra njerëz

Një biznesmen britanik i infektuar me koronavirus besohet se e ka shpërndarë virusin edhe tek 11 persona të tjerë dhe ka çuar qindra të tjerë në karantinë. Ai e mori virusin në Singapor dhe me fluturimet e shumta e ka shpërndarë atë në shumë vende të Europës.

Biznesmeni ka udhëtuar së shumti në Europë për konferencat e reklamimit të kompanisë së tij ‘Servomex’.

Pas konferencave ai ka udhëtuar në një resort francez ku infektoi 5 britanikë, mes tyre edhe një fëmijë 9-vjeçar. Burri rreth të 50-ave nuk kishte shfaqur simpotma të virusit edhe pse ishte mbartës i tij.

Sipas mediave britanike thuhet se “super-shpërndarësi” ka qënë në kontakt edhe me 183 pasagjerë dhe mendohet se gjashtë njerëz të ekuipazhit të fluturimit të linjave ‘Easyjet’ nga Gjeneva drejt Londrës, paralajmërohet se mund të jenë infektuar.

Prej tij mendohet se deri tani 13 britanikë janë konfirmuar me koronavirus, pesë në Francë, një në Japoni e një në Spanjë.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top