Lajme

Blerina Bombaj: Parandaloni në kohë problemet me shëndetin. Ky është vaji me të cilin duhet të gatuani!

Nëse ka diçka që konsumohet çdo ditë e pothuaj çdo vakt, ai është vaji! Të gjitha ushqimet e përpunuara, madje edhe buka përmban vaj. Në çdo gatim përdoret vaj. Ky fakt e bën vajin të jetë ndër ushqimet që ndikon më shumë në shëndetin tonë, në varësi të cilësisë së tij.

Sipas studimeve të shumta, vaji i misrit dhe i lulediellit, kur nxehen formojnë substanca aldehide, të cilat kanë efekt kanc erogjen dhe nxitës për shumë probleme shëndetësore si dëmtim të arterieve, tension të lartë, inflamacion gjatë shtatzanisë dhe ulçer!
Por, rreziku më i madh qendron në ndikimin e vajit të gatimit në përbërjen yndyrore të trurit tonë. Neuronet kanë një shtresë yndyre që i izolon dhe ajo përbëhet nga një raport i caktuar i acideve lyrore omega 3 dhe 6.

Vajrat bimorë si i misrit dhe lulediellit përmbajnë acide lyrore omega 6 me shumicë. Kjo bën që konsumi i tepruar i tyre të deformojë raportin e yndyrnave në tru. Pasojat janë të lidhura ngushtë me probleme serioze të shëndetit mendor si disleksia, dementia etj.

Me çfarë vaji të gatuajmë?

Gjalpi, vaji i kokosit dhe vaji i ullirit janë yndyrnat që formojnë më pak aldehide kur nxehen. Për këtë arsye, është më mirë të gatuhet me to.

3 Comments

3 Comments

  1. SnuseWetget

    January 1, 2024 at 2:49 pm

  2. LUCKY COLA

    August 14, 2024 at 6:16 am

    Epic rewards await – Will you claim them Lucky Cola

  3. Lodibet

    August 19, 2024 at 3:49 am

    Ready for the next level? Download and play now! Lodibet

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top