Lajme

Bleu për 80 dollarë biçikletën e vje dhur që kushtonte 1600 dollarë, i riu bën gjestin e rrallë

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Mbretërinë e Bashkuar, ku një i ri ka fituar admirimin e të gjithëve, pas gjestit të rrallë që ka bërë.

Ste Burke, nga Liverpool, bleu një biçikletë të vje dhur me një çmim shumë herë më të lirë se vlera e saj reale.
Ai e bleu biçikletën për vetëm 104 dollarë, ndërsa çmimi i saj real shkon deri në 1600 dollarë.
Pas blerjes, ai postoi një foto të biçikletës në Twitter, ku shkruante:

A ja kanë vje dhur ndokujt biçikletën? Është një biçikletë që e kam blerë për vetëm 104 dollarë, por që kushton rreth 1600 dollarë. Dëshiroj ta kthej tek pronari i saj, pasi do më thyhej zemra nëse do ma kishin vje dhur mua një biçikletë të tillë.”
Postimi i tij mori pëlqime dhe me ndihmën e mijëra shpërndarjeve u bë e mundur gjetja e pronarit të biçikletës.

Teksa ndau lajmin e mirë Ste tha:
Më në fund u gjet pronari i biçiketës së vje dhur. Ai kishte çelësin për bllokimin e biçikletës dhe të gjitha dokumentat që provonin që ishte pronari i saj. Ai tha se ia kishin vje dhur dy ditë më parë dhe kurseu një vit paratë për ta blerë.”
I riu nga Liverpool u lavdërua për gjestin e tij të rrallë edhe nga reperi i njohur britanik, Stormzy dhe aktori, Ralf Little.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top