Lajme

Bonusi i qirasë s’mjafton/ Banorët vazhdojnë qëndrojnë brenda pallatit të dëmtuar nga tërmeti

Nga tërmeti i 26 nëntorit u shuan 51 j etë dhe me mijëra banorë mbeten në rrugë të madhe. Këta banorë kanë mbetur në rrugë të madhe dhe nuk dinë se si do t’u shkojë halli.

I tillë është edhe fati i banorëve të pallatit 159 në zonën e Kombinatit në Tiranë. Disa famije të këtij pallati nuk kanë se ku të shkojnë dhe vazhdojnë të qëndrojnë në pallatin që është shpallur i pabanuar.

Ata shprehen se jetojnë me shpresën se nuk do të ketë një tërmet tjetër. Sipas tyre bonusi i qirasë dhe mungesa e një zgjidhje alternative nga Bashkia e Tiranës i ka detyruar banorët që të mos ikin.

Njëra prej banorëve ka thënë:

S’kam gjetur shtëpi. Ku të gjej shtëpi? Shtëpitë janë shumë të shtrenjta. Neve nuk ja dalim dot me aq bonus sa marrim. Pensionet i kemi shumë të vogla që t’i plotësojmë diçka.’’

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top