E gjithë bota është në panik prej koronavirusit. Shumë persona kanë humbur jetën nga ky virus që lindi në qytetin e Wuhanit në Kinë.
Po ashtu numri i të infektuarve është shumë i madh. Deri më tani raportohet se numri i të infektuarve me këtë virus ka shkuar mbi 17,000.
Raste të shumta me të infektuar ka edhe në Filipine, deri më tani në këtë vend janë konfirmuar 150 raste.
Shume vende kanë pezulluar fluturimet me Kinën si masë parandaluese kundër koronavirusit. Por OBSH është shprehur se kjo mund të jetë akoma dhe më e rrezikshme sepse mund të tentohet kalimi i kufinjve në mënyrë ilegale.
Kudo ka frikë dhe panik prej këtij virusi. E ndërsa ka nisur edhe një fushatë në rrjetet sociale, kundër ofendimeve ndaj kinezëve duke thënë se ‘Nuk janë ata virusi’.