Kurti është i martuar me norvegjezen Rita Knudsen Augestad me të cilën kanë një vajzë-5 vjeçare, Lea.
Albin Kurti dhe Rita e kishin kurorëzuar lidhjen e tyre me martesë, në mars të 2014-s. Ata u betuan përpara njëri- tjetrit në Komunën e Prishtinës, nga Shpend Ahmeti.
Image result for albin kurti me bashkeshorten indeksonline
Kurti nuk flet shumë për gruan e tij në media, por gjatë një emisioni në njërën nga mediat, ai kishte treguar se me Ritën është njohur në kryeqytetin e Kosovës.
“Mendoj se jeta është pak misterioze dhe nuk dihet se ku të përplasin dallgët. Unë gruan time e njoha në Prishtinë. Unë jam i lumtur me atë që ka ndodhur. Unë nuk shoh barriera për faktin se ajo është e huaj. Nuk kemi shef në familje, por kemi një lloj bashkëqeverisje”, është rrëfyer ai duke dhënë edhe pak elemente e si e rrisin vajzën e tyre Lea.
“Vajzës i flas shqip. Por ajo e di edhe gjuhën norvegjeze. Në fillim kemi pasur probleme, pasi që me gruan komunikoj në gjuhën angleze dhe kjo ka bërë që hutohet vajza ime. Tani ajo e di gjuhën shqipe më mirë se sa unë gjuhën norvegjeze”.
Por kush është Rita dhe me çfarë merret ajo ?
Duke qenë një figurë që i ka qëndruar larg mediave, jo shumë dihet për të. Por KultPlus ju njofton që Rita Augestad Knudsen është një studiuese e lartë në NUPI dhe pjesë e Grupit Kërkimor për Siguri dhe Mbrojtje, ajo punon veçanërisht kundër-terrorizmit dhe anti-radikalizimit. Ajo është drejtoreshë menaxhuese e ‘’Consortium for Research on Terrorism and International Crime’’, dhe e lidhur me C-REX (Qendra për Kërkime mbi Ekstremizmin në Universitetin e Oslo).
Kompetenca kryesore e Rita Augestad Knudsen është mbi terrorizmin, ekstremizmin dhe vlerësimin e rrezikut të lidhur me radikalizmin, konceptin e ‘radikalizmit’, kundër-terrorizmin në Mbretërinë e Bashkuar, si dhe historinë e vetëvendosjes në politikën ndërkombëtare dhe ligjin ndërkombëtar, përveç Ballkanit e sidomos të Kosovës. Publikimet e saj përfshijnë analizat e bashkëpunimit ndërkombëtar të sigurisë për sanksionet dhe ndërtimin ndërkombëtar të shtetit, ndërsa doktorata e saj në histori ndërkombëtare / histori intelektuale nga Shkolla e Ekonomisë dhe Shkencës Politike në Londër ishte mbi “vetëvendosjen” dhe lirinë në ligjërimin ndërkombëtar.
Share