Lajme

Coronavirus bën namin, shkon në 132 numri i vik timave

132 është numri i vik timave të shkaktuara nga koronavirusi, që prek çdo ditë më shumë njerëz. Vetëm gjatë 24-orëshit të fundit, 26 persona u shuan.

Ndërkohë numri i të prekurve ka arritur në 5.974 nga 4515 persona që ishtë një ditë më parë. Kjo shifër është më e lartë se numri i të prekurve nga Sarsi në vitin 2002 e 2003, që njihet si një prej viruseve që preku më shumë njerëz e shkaktoi vd ekjen e pothuaj 800 personave.

Sipas autoriteteve, virusi është shpërndarë në të paktën 16 shtete, mes të cilave Tajlanda, Japonia, Tajvani, SHBA-të, Francë, Turqia, Kanadaja. Dje u konfimua në Gjermani rasti i parë i një të infektuari në Mynih. Ai ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore dhe është vendosur në karantinë.

Ndërkohë shtete si Franca e Gjermani po mundohen të nxjerrin shtetasit e tyre që jetojnë në Wuhan, qytetin ku nisi virusi dhe ku tashmë numërohet numri më i madh i të prekurve.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top