Lajme

Çun Lajçi: Po Fatmir zeza mjerë Parlamenti për ty

Aktori i njohur, Çun Lajçi, ka reaguar ndaj Fatmir Limajt, për të cilin ka thënë se i ndihmuan ta kalojë pragun, e në Kuvend krekosej si të ishte Princi i Monacos, duke i thënë Kurtit që nuk bëhet shteti me libra.

Postimi i plotë në Facebook:

Eh Fatmiri, si hutini!

Qajti n’Hagë, qajti n’zgjedhje.

Pragun i ndihmuen me kalua tue marrë “hopa”

N’parlament kokorisej thua se ishte Princi i Monacos!
I thojke Albinit:

– Nuk bahet shteti me libra!

Zaher, kujtojke si n’Bajë t’Malishevës, tue i ruejt lopët e tue luejt guxhas me ba shtet!

S’ka faj

Se ky me pushkë e ka fitua luftën, po shtetin me pushkë s’mujti!

– Po Fatmir zeza po, me die ndërtohet shteti, me libra, jo me përralla, e me pushkë fitohet lufta, jo me gogëla, he mjerë Parlamenti për Ty!

Por çka me iu ba ju komandantave, që u batë doktora shkencash me t’bleme!

Nejse, unë ika për Gjenevë

Sllatinë, 06.02.2020

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top