Lajme

Deklarata e fortë e Metës: Edhe me tanke po të më vijnë në Presidencë, do marrin përgjigjen më shembullore

Presidenti i vendit, Ilir Meta ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme.

Teksa ishte i ftuar në emisionin “Open”, ai u shpreh se është përgatitur për çdo skenar të mundshëm, që mund të vijë si pasojë e përplasjeve me qeverinë.

Ai theksoi se edhe nëse do t’i shkojnë me tanke në Presidencë për ta shkarkuar, ata do të marrin përgjigjen më shembullore.

Presidenti shtoi se do ta shkarkojë qeverinë së bashku me popullin shqiptar, para se qeveria ta shkarkojë atë.

Ai tha:

Jam përgatitur për të gjitha skenarët. Edhe me tanke po të vijnë në Presidencë do marrin përgjigjen më shembullore. Para se të më shkarkojnë ata do i shkarkoj unë me popullin shqiptar. Po e bëj të qarte, jam gati për çdo skenar. Ata le të vazhdojnë, unë do t’u jap pergjigje shembullore.’

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top