Lajme

Djali i shpreh dashurinë live vajzës që njohu në Facebook, ja si reagon ajo

I ftuar në “Dua të të bëj të lumtur”, mbrëmjen e sotme ishte Arjani, një djalë i ri i cili ishte njohur me një vajzë, Elmën në Facebook. Arjani u shpreh se kishte rënë në dashuri me Elmën edhe pse nuk ishin takuar.  Arjani dëshironte që takimin e tyre të parë ta bënte publikisht dhe e ftoi vajzën në emision.

Elma tregoi se Arjani i dërgonte romane me mesazhe dhe ajo i ishte përgjigjur vetëm për mirësjellje duke mos i dhënë shkak për të menduar se midis tyre mund të ketë më shumë sesa thjesht miqësi.

“Me Arjanin nuk është se kemi folur shumë, por unë e vlerësoj se kam parë që është artist. Edhe pse ai më shkruante romane të tëra me mesazhe, i’a kam kthyer vetëm për të mos u dukur e pasjellshme”, tha Elma.

Arjani këmbënguli në dashurinë e tij dhe kërkonte që të takohej me të. “Nuk kam dashur kurrë që takimin ta kishim në kafe, fshehurazi të tjerëve, por këtu në studio publikisht para gjithë të tjerëve”, u shpreh Arjani.

Elma e refuzoi propozimin e Arjanit dhe tha se ajo ka një lidhje me dikë tjetër dhe se këtë fakt ia kishte thënë edhe atij.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top