Leximi

Djali nga Bahçallëku: Erdha nga Italia ta martoj, ajo më la “me gisht në gojë”

Një emigrant shqiptar që jeton në Itali është refuzuar nga vajza që i kishin premtuar të merrte për nuse. Motivin dhe historinë e tij, ka rrëfyer ai.

“Erdha nga Italia për t’u fejuar me vajzën që më kishte pikasur gjyshja, por gjithë mundi më shkoi kot.

Jam 34 vjeç dhe kam shumë vite që punoj e jetoj në shtetin italian. Jam nga Bahçallëku. Kam pasur disa lidhje atje, por asgjë serioze sa me shku deri nē fejesë. Nuk është se të huajat s’janë të ndershme, sepse kam shokë shkodranë që kanë marrë alamet vajzash italiane, por unë se kam pas risk.

Gjithësesi, para 7 muajsh më thonë prindërit e nana në Skype që më kanë gjet një vajzë shkodrane të kullume, qeshur e të respektume. Që se ka prek kush me dorë, e as në kafe se kanē pa me kënd. Më nisen emrin në Facebook, e nga fotot më ngjiti direkt. Më pranoi ftesën, edhe me lejen e familjes së saj nisem me fol. Ishte e zgjuar dhe më bënte dhe për të qeshur.

Më bëri shumë përshtypje sepse që në fillim mē tha që do njihemi, nuk do fejohemi veç sepse thanë familjet. Por unë se mora seriozisht këtë fjalë të sajen.Folëm 5 muaj. Ditë e natë. Unë ja shpreha ndjenjat, kurse ajo më thoshte do t’i them afër.

Erdhi momenti me ardh dhe u takuam. Atë natë prisja që të rrija vetëm me të. E çova në Velipojë tek hoteli ma i mirë e duke darkuar më thotë: Nuk do të fejohemi sepse mua më doli shkolla në Tiranē.

Ajo është 20 vjeçe, por shkolla këtë vit i doli. Dakord i thashë mund të vish ta bësh në Itali. Jo tha dua në Tiranë, e kam ëndërr të studioj e të mos iki nga vendi im.

Mē ra si bombë. Ju përkushtova tepër e unë s’jam fëmijë. Në Itali punoj në një firmë që merret me shtrim pllakash. Ndoshta më ka dashur me shkollë. Familja e saj mbeti shumë keq e na kërkuan falje.

Prej asaj nate se kam parë e as kemi folur më. Ka nis shkollën në Tiranë, por mua më ka mbetur mendja tek ajo. S’di pse sepse unë as nuk e putha.Tani më thotë familja për një tjetër vajzë, por e kam mendjen veç tek ajo dhe s’po di çfarë të bëj…”, shkruaj ai.

1 Comment

1 Comment

  1. jepaync

    November 11, 2024 at 5:33 am

    In these patients, NEXUS or Canadian C spine Rule should be applied and determine need for cervical spine imaging buy priligy online TAM has several detrimental effects on RBC, causing haemolytic anemia in vivo and haemolysis in vitro 10

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top