Lajme

“Do ngelesh gjithmonë në zemrat tona”/ Miqtë e Vilson Tafçiut, dedikime prekës për 28-vjeçarin

Mbrëmjen e djeshme në orën 20:45 u ekz ekutua në zonën e Astirit në Tiranë Vilson Tafçiu (Noka), 28 vjeç. Tafçiu u nxor nga lokali nga një i njohuri i tij dhe më pas u që llua me një pl umb në zemër.

Mësohet se familja e tij në Dibër ka hapur dyert e mo rtit. Familjarë, të afërm dhe miq kanë shprehur ngushëllimet në rrjetet sociale për e 28-vjeçarin. Ata shprehen se janë hidhëruar shumë nga lajmi që kanë marrë, e se Vilsoni do të jetë gjatë në zemrën e tyre.

Njëri prej tyre shkruan:

Zoti shpirtin ne xhehnet inshallah Vilson Noka …do ngelesh gjithmonë në zemrat tona”
Kujtojmë se për këtë ngjarje Policia ka identifikuar autorin e dyshuar i cili është me iniciale N.D. Ky i fundit është shpallur në kërkim.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top