Lajme

Do t’a hidhte në gjyq, Eni Çobani ka një kërkesë për Agron Llakajn

Kohë më parë aktori i humorit Agron Llakaj imitonte vazhdimisht Eni Çobanin në spektaklin e humorit “Al Pazar”.

Enit nuk i ka pëlqyer fare kjo gjë, duke mbajtur qëndrim ndaj aktorit e madje teksa ishte e ftuar në një emision deklaroi se do ta hidhte në gjyq. Por më pas avokatja ndryshoi qëndrim duke hequr dorë nga padia e duke thënë se gëzon respekt për të.

Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në emisionin “Rudina” për të folur për karrierën, palestrën dhe jetën private, Eni Çobani u vu përballë një loje me emoji në të cilën duhej të komentonte fotot që dilnin në ekran.

Një prej tyre ishte edhe fotoja e Agron Llakajt. Jurisja u shpreh se nuk do flasë shumë për të, veçse kërkon nga ai një shpjegim që shpreson ta marrë gjatë këtij viti.

“Nuk dua të flas më shumë. Ai është artist, secili prej nesh vlerësohet nga publiku. Dhe atij si çdo shqiptari i uroj një vit të mbarë të suksesshëm dhe me lumturi. Kam pritur gjithë këto vite të marr një shpjegim. Unë jam një njeri shumë i duruar.

Nuk kam marrë asgjë personale dhe për keq. Kam kërkuar një shpjegim, shpresoj në 2020-tën ndoshta më vjen një shpjegim”– u shpreh Eni Çobani.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top