Eliminimi i yndyrës së tepërt në bark, mund të jetë një nga sfidat më të vështira për një person.
Ushtrime të ndryshme, programet dhe dietat, apo produktet e ndryshme për humbje të peshës, që konsiderohen si efektive, ndoshta nuk kanë dhënë efektin e duhur për të hequr yndyrën e tepërt dhe të bezdisshme në bark.
Ndoshta kjo do të tingëllojë e pabesueshme, por pa kirurgji, ose pa marrë suplemente ju mund t’ia dilni.
3 hapat
Shmangni ushtrimet për muskujt e barkut
Ushtrimet për muskujt e barkut, mund të mos japin efekt dhe mund t’ju shkaktojnë dhimbje apo edhe lëndime kur bëhen në mënyrë të gabuar.Me siguri ju keni dëgjuar se ato ju ndihmojnë për të humbur yndyrnat nga barku juaj, por e vetmja mënyrë për ta arritur këtë është të humbisni yndyrë nga i gjithë trupi.
Pra, mbani në mend se ekziston një dallim i madh mes forcimit të muskujve të barkut dhe eliminimit të shtresave të yndyrës.
Formimi i muskujve
A e dini se trupi ynë djeg më shumë kalori për të formuar muskujt se sa për të mbajtur yndyrnat në trup?
Kjo tregon se sa më shumë muskuj të formoni, aq më shumë kalori do të digjni nga trupi.
Formimi i muskujve rrit metabolizmin dhe formimi i tyre do të parandalojë humbjen e tyre, si dhe do të stimulojë humbje peshe.
Bëhuni vegjetariane me kohë të pjesshme
Dietat me ushqime të shëndetshme siç është edhe dieta vegjetariane, janë jashtëzakonisht efektive për të hequr yndyrën në bark.
Sigurohuni që të shmangni ushqime të përpunuara, dhe të konsumoni më shumë fruta, perime, yndyrna të shëndetshme dhe proteina.