Lajme

Donte djalë por i doli vajzë, flet Armand Duka: Qaj unë, qaj gruaja…

I ftuar në emisionin “Jo vetëm modë”,drejtuesi i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka, ka folur gjerë e gjatë rreth futbollit, pasioneve të tij dhe familjes. Mes të tjerash ai ka treguar në studio momentin kur ka mësuar se ai dhe e shoqja do bëheshin prindër për herë të parë me një vajzë vajzë, ndërkohë që prisnin për një djalë.

Duka ka rrëfyer se ishte i fiksuar keq pas një djali dhe ky lajm e kishte mërzitur fillimisht shumë. Si ai edhe e shoqja e kishin pritur me të qara. Mirëpo tani shprehet se e ka kuptuar se ishte gabim dhe është mësuar me vajzën.

“Jo në asnjë mënyrë s’e doja gocë. Nuk kishim shkuar domethënë ta shikonim çfarë ishte. Diku në muajin e tetë të shtatzënisë, ngaqë kishte një problem, shkoi u vizitua dhe e pa. Mua nuk donte të ma thoshte, por ma tha. Qaj unë, qaj ajo se nuk donim gocë, donim çun. Mua më ishte fiksuar djalë, djalë. Edhe mu duk si fundi i botës që ishte vajzë, por kam bërë gabim të madh, se ishte vajzë dhe ishte shumë e mire”, u shpreh Duka.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top