Lajme

“Dua të të bëj gropën”, ish aktorja e Portokallisë “ironizon” Arbana Osmanin

Mbrëmjen e djeshme (1 shkurt) ishte puntata e parë për këtë sezon e “Klanifronia”. Delinda Disha është prurje e re në televizionin Klan, ajo spikati sezonin e kaluar me disa imitime që shkaktuan shumë bujë në media.

Mbrëmë ajo ka zgjedhur të imitojë Arbana Osmanin, por në fakt shumë e kanë cilësuar se nuk po e imitonte por po përpiqej ti ulte figurën. Ajo bëri një ecje aspak femërore dhe rrinte e kërrysur ndërkohë që bënte “gjasme” i interesonin historitë që trajton në emisionin e saj.

Delinda e ka titulluar “Dua të të bëj gropën” dhe në fakt duket se me të vërtetë do ta bëjë këtë nga mënyra se si e trajtonte rubrikën gjithë hipokrizi ose mbase kjo është mënyra që ajo ka zgjdhur të argëtojë publikun.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top