Leximi

Duket si një shtëpi e thjeshtë njëkatëshe/ Por pas saj fshihet një surprizë që i jep vlerën e 1 milion eurove

James Kater dhe partnerja i tij Georgina Wilson transformuan një shtëpi njëkatëshe të vogël në Ibthorpe, Hampshire. Çifti shpenzoi 150,000 paundë dhe nëntë muaj duke dyfishuar madhësinë e pronës e cila është krejtësisht e padukshme nga rruga. Kjo banesë e cila duket si një shtëpi njëkatëshe nga përpara, në anën e pasme ka një zgjerim mjaft modern.

Shtëpia që i përket viteve 1920, është transformuar nga inxhinieri James Kater dhe partnerja e tij Georgina Wilson të cilët po kërkonin tokë për të ndërtuar një shtëpi në vitin 2011 dhe për shndërrimin e saj u frymëzuan nga qëndrimi në Asutrali.

Pas 9 muajsh pune intensive ajo u kthye në një shtëpi me katër dhoma të mëdha gjumi, me një suitë gjigande, kuzhinë, dhomë ngrënie, banjo, me elektricitet të ri, izolim etj… Ata gjithashtu rinovuan dhe zgjeruan garazhin në anën tjetër dhe një verandë të veçantë. Ibthorpe (aty ku ndodhet shtëpia)  është një fshat në një zonë me bukuri natyrore të shquar.

Ata që e kanë parë shtëpinë pas ndryshimit, kanë mbetur të habitur. Ata e blenë për 400.000 paundë dhe sot ajo kap shifrën e 800.000 paundëve.

1 Comment

1 Comment

  1. Rastrear Teléfono Celular

    February 11, 2024 at 6:44 am

    Si está pensando en usar una aplicación para espiar teléfonos celulares, entonces ha tomado la decisión correcta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top