Pacientja e cila po mbahet e izoluar në Klinikën Infektive të QKUK’së nën dyshimet për koronavirus është shtetase e Britanisë së Madhe e cila jeton në Kosovë.
Ajo së fundi kishte qëndruar në një qendër skijimi jashtë vendit. Nëpërmjet mediave ajo kishte dëgjuar për të prekur në po atë resort skijimi dhe për këtë arsye është lajmëruar për kontroll në QKUK.
Sipas mjekëve gjendja e pacientes është shumë e mirë. Në Klinikën Infektive ajo është pranuar me kollitje por pa temperaturë.
Britanikja e cila punon në Kosovë është ankuar për lodhje.
Rezultati do të tregojë nëse pacientja është e prekur nga koronavirusi, kanë thënë mjekët, sipas të cilëve, gjasat janë të vogla që ajo të jetë sulmuar nga sëmu ndja. Rezultatet pritet te publikohen ne ora 23:00.