Georgina Rodriguez, e dashura e Cristiano Ronaldos, është kësaj here prezantuesja e festivalit të Sanremos, ku shoqëron në skenë prezantuesin e mirënjohur, Amadeus.
Ky i fundit, u shfaq fillimisht në skenë , teksa mbante poshtë xhaketës një fanellë të Juventusit.
Deri në atë moment, Georgina dukej e qeshur, por më pas prezantuesi i njohur e hoqi xhaketën dhe zbuloi surprizën.
Ajo ishte një fanellë e modifikuar pasi në pjesën që nuk dukej i përkiste Interit, me emrin e Lukakut në shpinë.
Sa e pa, Georgina ia futi vrapit, duke shkaktuar të qeshura. Gjithçka ndodhi para syve të Ronaldos, një prej spektatorëve të pranishëm në sallë.
Kujtojmë që Amadeus është një tifoz i zjarrtë i Interit dhe në konferencat para festivalit të Sanremos ka deklaruar se nuk do të jetë në natën finale pasi do të shkojë të ndjekë derbin me Milanin.