Prej disa kohësh Rudina Dembacaj po shijon lidhjen e dashurisë me ish-deputetin Mark Frroku. Artistja është shprehur se është dashuruar kokë e këmbë dhe nuk i kursen deklaratat e dashurisë apo fotot me partnerin.
Ditën e sotme për Shën Valentin nuk ka munguar një urim nga Rudina e cila ka postuar një foto romantike.
Artistja shfaqet e mbështetur në supin e Markut dhe sytë i shkëlqejnë nga dashuria. “Gëzuar Valentinin”, shkruhet krah fotos.