Mbrëmjen e Vitit të Ri ish banorja e ‘Big Brother’, Xheni Mhillaj, bëri të ditur se ajo dhe Benardi janë të lidhur. Kjo lidhje u mbajt e fshehtë për disa kohë ndërsa tani Xheni i përgjigjet hapur cdo pyetjeje që i drejtojnë në lidhje me Benardin.
Së fundmi ajo ka realizuar një mini-intervistë me ndjekësit në Instastory, ku këta të fundit i kanë drejtuar pyetje të ndryshme rreth partnerit. “Çfarë mendon për Benardin?”, është një ndër pyetjet që ndjekësit i kanë shkruar dhe Xheni ka vendosur t’i përgjigjet duke treguar se Benardi është gjysma e saj më e mirë. “Se është gjysma ime më e mirë”, shkruan ajo.