Kanë dalë pamjet e para nga tërmeti i fuqishëm me magnitudë 7.7 që goditi pak orë më parë në detin e Karaibeve, mes Kubës dhe Xhamajkës.
Lëkundjet shkatërrimtare u regjistruan në orën lokale 14:10, një orë para tërmetit me magnitudë 4.9 që goditi Shqipërinë më pas.
Në një nga videot e shpërndara në rrjet shihet se çfarë shkaktojnë lëkundjet e fuqishme në një pishinë në Xhamajka.
Siç shihet në video, tërmeti bën që uji të dalë nga pishina.
Në një tjetër videot shihet që lëkundjet e fuqishme kanë hapur disa gropa.
Deri më tani nuk ka raportime për persona të lënduar apo dëme materiale, ndërkohë që autoritetet paralajmëruan që Xhamajka, Kuba dhe Ishujt Kajman mund të goditen nga një tsunami.
Raportohet se lëkundjet kanë qenë aq të fuqishme saqë janë ndjerë deri në Florida të SHBA-së.
E frikshme/ Dalin pamjet e para nga tërmeti me magnitudë 7.7 që goditi Kubën dhe Xhamajkën, on Vidnews.