Lajme

E ftoi në premierën e filmit “I love Tropoja”, Bes Kallaku i bën të “papriturën” Ermal Mamaqit

Mbrëmjen e djeshme, Ermal Mamaqi mbajti në Pallatin e Kongreseve premierën e filmit të tij më të ri, “I love Tropoja”.

Në këtë event ai ftoi personazhe të njohura të ekranit shqiptar, të cilët e nderuan me pjesëmarrjen e tyre.

Madje në premierën e filmit, Mamaqi zbuloi më herët se ka ftuar edhe kolegun e tij, Bes Kallaku, pavarësisht debatit që pati me të në rrjetet sociale.

Por Besi nuk ishte i pranishëm, pasi është në një udhëtim jashtë Shqipërisë së bashku me bashkëshorten, Xhensila Myrtezaj. Edhe pse Ermali e ka ftuar në premierë, Kallaku nuk ka bërë asnjë urim publikisht për të, për t’i uruar suksese për filmin.

Por ajo që vihet re në profilin e tij në “Instagram”, aktori i humorit ka vendosur ditën e premierës së “I love Tropoja”, të publikojë disa mesazhe që ka marrë nga ndjekësit për filmin e tij, “Falco”.

“Faleminderit t’gjithve, ju jam mirenjohes gjithmone, zoti ju rujt . Falco vazhdon te shfaqet .. cdo dite, shkruan Besi krahas mesazheve pozitive.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top