Rubrika “Ka një mesazh për ty” tek “E diela shqiptare” solli ditën e sotme historinë e Xhovalinit. Kur ishte 14 vjeç, Xhovalini për shkak të kushteve të vështira ekonomike u largua nga familja e tij për në drejtim të Greqisë. Ai tregoi se ka ecur 4 ditë dhe 4 netë, derisa të mbërrinte tek një fshat, ku nisi edhe punë, por më pas e kapi policia dhe e ktheu në Shqipëri.
Mendoi ta provonte sërish, por sërish e kthyen. Herën e tretë, Xhovalini shkoni në Selanik dhe teksa ishte duke kërkuar punë njihet me Stathi Tsekitsidis, personi që e ka ndihmuar dhe përkrahur jashtëzakonisht shumë.
Xhovalini e kishte ftuar sot Stathin në studio për ta falenderuar publikisht. Stathi Tsekitsidis është hera e parë që vjen në Shqipëri dhe u emocionua kur pa në anën tjetër Xhovalinin.
Stathi Tsekitsidis: O Xhovani. A more Xhovani. Ky këtu është djali im, e kam njohur në fusha. Është biri im, më thërriste baba, ty të kam njohur baba. Këtë djalin që shikoni këtu e kam njohur në fusha, e mora në punë. Çfarë mund të them për të? Ka disa vëllezër, vinin të gjithë një nga një të fillonin punë. Kanë punuar shumë vite tek ne. E kam dashur kaq shumë këtë djalë, nuk u largua asnjëherë nga unë. Ka fjetur tek ne, bëra një dhomë për të dhe flinte aty me vëllezërit e tij, në fabrikën time. Dhe çfarë donte, dhe shpirtin i kam dhënë që të rritej, s’kishin asgjë. Dhe sot, shiko Xhovanin sot, bravo Xhovani. Të dua shumë Xhovani. Për herë të parë më solle në Shqipëri dhe njoha Tiranën, njoha Shqipërinë dhe e dyta do të njoh nga afër ty se më mori malli.
Xhovalini: Gjëja më e paktë që mund të bëja për ty.
Stathi Tsekitsidis: Gëzohem shumë që je ti.
Xhovalini: Gëzohem shumë që shoh prapë këtu. Jam këtu sot të të them një faleminderit shumë të madhe publike, për të gjithë ato gjëra që ke bërë për mua, për gjithë ato vite që unë jetoja pranë teje në shtëpinë tuaj.
Stathi Tsekitsidis: E kam bërë nga shpirti.
Xhovalini: Erdha shumë i vogël në Selanik.
Stathi Tsekitsidis: 14 -15 vjeç dhe u bëre 27-30!
Xhovalini: Punova 3 vjet pranë jush, të gjithë u kujdesët për mua, të gjithë më ndihmuat dhe ju dhe familja. Ti më thoje: Xhovani kujdes, je i vogël, erdhe këtu të punosh, të mbledhësh 5 lekë, kujdes lekët si sytë e ballit. Dhe me punë, me djersën dhe duke menduar fjalët e tua zoti Stathi, ia arrita sot të kem një shtëpi timen, një shtëpi ku nuk mungon gjë dhe njeriu i vetëm që më ka ndihmuar në jetën time, je ti Zoti Stathi. Të them faleminderit shumë dhe mirëseerdhe në Shqipërinë tonë. Njerëzit e mirë janë si ty.
Stathi Tsekitsidis: Jam shumë i lumtur.
Burimi: tvklan.al.
cpan nft
February 25, 2023 at 12:01 am
Reading your article helped me a lot and I agree with you. But I still have some doubts, can you clarify for me? I’ll keep an eye out for your answers.
gateio güvenilir mi
May 23, 2023 at 2:22 am
This article opened my eyes, I can feel your mood, your thoughts, it seems very wonderful. I hope to see more articles like this. thanks for sharing.
binance register
June 5, 2023 at 10:46 pm
Can you be more specific about the content of your enticle? After reading it, I still have some doubts. Hope you can help me. https://accounts.binance.com/en/register-person?ref=P9L9FQKY
binance
July 19, 2024 at 11:26 pm
Thanks for sharing. I read many of your blog posts, cool, your blog is very good.
LUCKY COLA
August 14, 2024 at 4:39 am
Dive into the most exciting online gaming experience Lucky Cola
Lodibet
August 20, 2024 at 4:17 am
Enter the arena, fight for glory—it’s calling you!. Lodibet
M mt tài khon binance
October 1, 2024 at 8:26 pm
Your article helped me a lot, is there any more related content? Thanks!
binance registrering
October 18, 2024 at 1:18 am
Thanks for sharing. I read many of your blog posts, cool, your blog is very good.