Macja konsiderohet si një kafshët më të dashura për njeriun. Natyra e saj lozonjare, të bën ta duash pafund këtë kafshë shtëpiake.
Një video e publikuar nga DailyMail, tregon momentin kur një mace tregon mirënjohje dhe dashuri të pakushtëzuar ndaj gruas që i shpëtoi jetën. Macja në fjalë, të cilës i mungojnë dy këmbët e pasme, u gjet nga Eugenia e braktisur në rrugë. Ajo e mori atë në shtëpinë e saj.
Në video shihet momenti kur Eugenia i ndërron pelenën dhe i vesh rroba maces për të shmangur irritimin e plagës që ajo ka. Macja është aq mirënjohëse për gjithçka që animalistja ka bërë për të.
Ajo e puth dhe përqafon Eugenian, si të ishte njeri.
Animalistja kujdeset për macet e braktisura dhe që janë të paafta fizikisht. Pasioni i saj është të adoptojë macet e “padëshiruara”.