Kanë kaluar plot 10 vite që nga edicioni i parë i “Big Brother”, aty ku mori pjesë edhe një ndër personazhet që vazhdon të mbahet mend akoma. Astriti ishte banori më kendshem i “Big Brother 1” dhe publiku e donte shumë.
Tani pas 10 vitesh të gjithë janë kuriozë të shohin si duket Astriti dhe çfarë bën me jetën e tij. Së fundmi janë publikuar disa foto të ish-banorit ku shihet se ai ka shtuar në peshë, por në pamje mbetet i njëjti edhe pas kaq shumë vitesh.
Astriti jeton me bashkëshorten në Tiranë dhe ka hapur një biznes të vetin. Ai është baba i dy djemve të vegjël Drini dhe Dritani