Mbajtja e mjekrës është një nga trendet më të çuditshme që ka pushtuar botën gjatë viteve të fundit.
Kurimi i mjekrës është një sfidë më vete, ndërsa të rinjtë janë ata që kanë nisur ta praktikojnë masivisht këtë “trend global”.
Por sa tërheqës të bën mjekra kur bëhet fjalë për takimet? Dhe a mund të përdoret mjekra për të tërhequr partneren?
Kjo është pyetja që studiuesit nga Universiteti i Queensland dhe Universiteti i Stirling kanë adresuar në një studim të ri të publikuar në revistën Royal Society Open Science.
Në studim morën pjesë 919 gra, midis moshës 18 dhe 70-vjeçe, të cilave u treguan tre fytyra mashkullore dhe iu kërkua të vlerësonin atraktivitetin e tyre, si për marrëdhënie të mundshme afatshkurtra ashtu edhe për ato afatgjata.
Studimi arriti në përfundimin se burrat me mjekër janë më tërheqës se sa ata pa mjekër për femrat. Shumica e grave të intervistuara u shprehën se një mashkull me mjekër është më atraktiv.
Sipas grave që morën pjesë në studim, një mashkull me mjekër tregon një “dominim më të madh fizik dhe shoqëror”.
Megjithatë, ka dhe studime që kanë zbuluar se mbajtja e mjekrës mund të jetë strehë për baktere të ndryshme. Por një gjë është e sigurtë, femrat që tërhiqen nga meshkujt me mjekër, do t’;i “dashurojnë” edhe bakteret që ato mbajnë.
Burimi: Unilad|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania