Lajme

E tme rrshme! Familja me dy vajza me probleme mendore jeton në çadrën verore

Ende vijojnë që shumë të prekur nga tërmeti të jetojnë në kushte eks treme, ku një ndër to është edhe familja Cacurri. Ata, edhe pse me dy vajza me probleme mendore dhe dy të moshuar, jetojnë në një çadër verore.

Në kushte totalisht kata strofike, familjarët shprehen se shiu ka hyrë brenda çadrës këto ditë duke e bërë fjetjen thuajse të pamundur. Kryefamiljari Pasha Cacurri shpreh edhe vështirësitë e tjera, ku thotë se dy vajzat duan trajtime për sëmu ndjen e tyre.

Ai thotë:
Gjendja ime është katastrofike, i bëj thirrje shtetit të vejë dorë të ndihmojë jam hallexhi. Vajzat i kam me probleme, 2 i kam me probleme mendore dhe vetë jam siç e sheh vetë. Unë jetoj në çadër sepse banesa është e pabanueshme. Çadrës i kam vënë plastmasë sipër sepse futet shiu.
Ndërkohë, gruaja e shtëpisë ka një apel për qeverinë.

Ajo theksoi:
Tërmeti më dëmtoi shumë shtëpinë dhe jemi të frikësuar, tani unë jam shumë keq. Kam 2 fëmijë invalidë marr nga 100 mijë lekë pension dhe 50 mijë lekë përkrahje, çfarë të bëj t’i marr ilaçe, të hamë bukë. Ndaj i lutem shtetit të më bëjë shtëpinë sepse unë jam në një çadër verore.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top