Lajme

E turpshme/ Të rinjtë nga Elbasani tallen me të moshuarin me aftësi të kufizuara, ai ikën me vrap dhe rrë zohet

Bu llizmi është një nga fenomenet i cili është kthyer në një pla gë të madhe të shoqërisë, jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë botën. Pavarësisht shumë fushatave sensibilizuese që ndërrmeren, është pothuajse e pamundur që ky fenomen shqetësues, i cili të çon në veprime ek streme, të shërohet.

Një rast bu llizmi ka mbërritur edhe në redaksinë e JOQ ALBANIA. Rasti vjen nga një fshat i Elbasanit, në Labinot Katund, ku nga pamjet e mbërritura shihet sesi një i ri bu llizon një person me aftësi të veçanta.

Personi me aftësi të veçanta është i madh në moshë, por fatkeqësisht gjendet pranë talljes së dy të rinjve. Këtë tallje ata kanë vendosur edhe ta filmojnë, për të qeshur me gjestin e tu rpshëm që kanë bërë.

I b ullizuari ndihet i pafuqishëm për t’u mbrojtur, dhe në një moment ai bie në tokë. I gjendur në një situatë që nuk mund ta durojë dot, ai vrapon për “të shpëtuar”, por i riu e ndjek nga pas.

Është për të ardhur keq, që në vend që këta persona me aftësi të veçanta të kenë një mbështetje të madhe për t’u ndierë si njerëz normalë, bien pre e disa personave që argëtimin e tyre e kanë më të shtrenjtë se jeta e atyre personave.

E turpshme/ Të rinjtë nga Elbasani tallen me të moshuarin me aftësi të kufizuara, ai ikën me vrap dhe rrëzohet on Vidnews.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top