Meningjiti është një sëmu ndje që shkaktohet nga virusi i menigokokut dhe mund të sjellë pasoja fa tale për jetën e personit. Mirëpo, e keqja e kësaj sëmundjeje është që nuk të lë kohë për të vepruar.
Kështu, mjeku Pëllumb Pipero ka thënë për Report tv se të gjithë janë të ekspozuar nga meningjiti, i cili për fat të mirë është më i thjeshtë për tu menaxhuar se sa meningokoku. Ai ka thënë se është shumë e vështirë që një qytetar apo edhe mjeku i familjes ta identifikojë këtë sëm undje pasi është shumë e shpejtë.
Ai tha:
Ka shumë njerëz që e kanë dhe e mbartin meningokun, në hundë kryesisht dhe gjatë tështimës prekjes me duar mund të na japin neve. Ndërkohë personi që e ka nuk zhvillon asnjëherë sëmundje, tek ne, që mund të mos kemi mbrojtje imunitare zhvillohet meningiti. Është shumë e vështirë që një qytetar apo edhe mjeku i familjes ta identifikojë këtë sëmundje, është shumë e shpejtë. Shenjat e para janë dobësia e përgjithshme, temperatura e lartë, dhimbja e kokës dhe errësimi i ndërgjegjes dhe krahas kësaj disa njolla në lëkurë.
Mjeku Pipero bën me dije se meningjiti konsiderohet emergjent dhe nëse pacientët shohin të tilla shenja duhet të paraqiten menjëherë te mjeku.