Lajme

Edhe djali i Messit shkëlqen në futboll, shënon një gol fantastik

Ashtu si djali i Cristiano Ronaldos, edhe i biri i Leo Messit, Thiago Messi duket se do të ketë një të ardhme të ndritur në futboll.

Vogëlushi ka filluar të ndjekë hapat e babait të tij, teksa aktualisht është pjesë e Akademisë se Barcelonës.

Ashtu si Leo, edhe Thiago mban numrin 10 dhe i pëlqen të shënojë gola.

Së fundmi, Thiago ka realizuar një gol shumë të bukur që po bën edhe xhiron e internetit.

Pas duelit për më shumë se një dekadë mes Messit dhe Ronaldos ndoshta në të ardhmen mund të kemi një duel mes fëmijëve të tyre.

Kjo pasi edhe djali i Ronaldos po ndjek gjurmët e të atit dhe është pjesë e akademisë së Juves.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top