Lajme

Ekskluzive/E kishte të dashur para Mozzik, Loredana lidhet sërish me reperin e njohur libanez pas ndarjes

Ndarja e Loredanës nga Mozzik ka qenë një prej lajmeve më të klikuara dhe të diskutuara në showbizzin shqiptar. Gjithçka ndodhi shumë shpejt, fill pasi dyshja sollën në jetë vogëlushen e tyre, Hana, e cila tashmë është nën kujdesin e Loredanës.

Çifti i artistëve kanë hedhur kunja në distancë ndaj njëri-tjetrit, ndërsa Loredana, në një intervistë të fundit, ka treguar se vijon të respektojë babanë e të bijës dhe se ai është një njeri i rëndësishëm në jetën e saj. Mirëpo, të shumta janë edhe thashethemet që janë përhapur në lidhje me një marrëdhënie të mundshme të reperes me artistë të tjerë.

Deri më tani nuk është konfirmuar asnjë prej këtyre zërave, por burime për JOQ Albania bëjnë me dije se Lori është hedhur në krahët e reperit KMN Zuna. Deri më tani JOQ mëson se dyshja kanë qenë bashkë para se reperja të martohej me Mozzik.

Pasi i dhanë fund martesës së tyre, duket se reperja që jeton në Gjermani i është rikthyer dashurisë së vjetër. Pa dashje, vetë reperët e kanë treguar marrëdhënien e tyre përmes detajeve që u kanë shpëtuar në rrjetet sociale.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top