Lajme

Elvisi dhe Sidriti shpëtuan vogëlushen jetime, ajo i falenderon me shpirt: Jam vajza juaj!

Shumë prej nesh janë prekur, e shpesh kemi derdhur edhe lot me rastet e dhimbshme të transmetuara në emisionin “Shqiptarët për Shqiptarët” aty ku në mes të territ, të varfrit gjejnë një shteg drite.

Padyshim që të gjithëve na ka mbetur në mendje një prej historive më të trishta, një nga rastet më të rënda të transmetuara ndonjëherë në ekranet shqiptare… Ku protagoniste ka qenë një 13-vjeçare nga Vlora, një vajzë e ëmbël, tejet e vuajtur e cila mbante mbi shpinë jo vetëm hallet e familjes… E vogla Dajana vuante nga një masë e stërmadhe tumorale dhe skolioza.

Të vetmin që mund të kujdeseshin për të ishin gjyshi dhe gjyshja sepse prindërit nuk i kishte njohur kurrë. Ajo kishte nevojë të menjëhershme për operacion sepse çdo ditë që kalonte kthehej në rrezik për të, masa tumoriale që i ishte shfaqur kur ishte e vogël nuk lejonte rritjen e saj.

Gjyshja, shokët e klasës dhe mësuesja e saj kërkuan ndihmën e emisionit të shqiptarëve të cilët reaguan menjëherë. Vajza lutej të kishte një jetë normale si moshatarët e saj, dhe lutja shkoi në vesh të Elvis Naçit dhe u kthye në realitet.

Me bekimin e mirëbërësit të shqiptarëve, Dajana e vogël kreu një operacion që zgjati 6 orë, me një ekip me mjekë të huaj dhe shqiptarë dhe gjithçka shkoi me sukses.

Sot, ajo nuk i harron ata që i shpëtuan jetën dhe e quan veten bijë të tyre. Me një mesazh të gjatë tejet prekës që të ngroh zemrën, vogëlushja falenderon Elvisin dhe Sidritin dhe u premton atyre se një ditë do t’ua shpërblejë.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top