Familja me 8 anëtarë e Alfred Gjokës vijon të jetojë në kushte ekstreme pas tërmetit të 26 nëntorit. Ata jetojnë në çadër në këto temperatura mjaft të ulëta, ku gjëja e vetme që kërkojnë është një kontejner për të kaluar ditët e acarta të dimrit.
Familja banon në zonën malore të Fanin në Mirditë dhe kërkesa e tyre është pikërisht kontejneri.
Kryefamiljari tha:
Apeli im është që kush të ketë mundësi të më sjellin një kontejner sepse dimri këtu është shumë i vështirë dhe nuk mund të kalojë kështu. Duhet një zgjidhje për të kaluar dimrin”, tha kryefamiljari.
Ndërkohë zonja e familjes tha se kush të ketë mundësi të vendos dorën në zemër për fëmijët e saj, pasi kushtet këtu janë shumë të vështira.
Vështirësitë e kësaj familje i tregojnë dhe fqinjët të cilët i kërkojnë institucioneve shtetërore që të gjejnë zgjidhje.