Moderatorja shumë e dashur për publikun, Fatma Methasani po jeton ditët e saj më të lumtura sepse shumë shpejt do të mbajë në krahë vogëlushin e saj. Fatma është në muajin e fundit të pritjes së ëmbël dhe sot ka ndarë me fansat një postim shumë të veçantë.
Moderatorja ka postuar një kolazh me foto nga muaji i parë deri tek muaji i nëntë i shtatzënisë. Fatma ka pozuar në të njëjtin ambient të shtëpisë, por me barkun e fryrë muaj pas muaji.
“9 muaj, po përgatitem të bie në dashuri përjetësisht”, shkruan Fatma.