Lajme

Fermerët shpalosin 5 kërkesat e tyre për protestën e radhës, thirrja e fortë ndaj Ministrisë së Bujqësisë

Fermerët e Myzeqesë do të dalin sërish në rrugë për të protestuar për të drejtat e tyre, ku shprehen se kërkesat e paraqitura ndaj qeverisë nuk janë plotësuar. Ata do të tubojnë në datën 21 Shkurt, ora 10:00 në Lushnje tek rrethrrotullimi i Savrës.

Bëhet me dije se parashikohet që në protestë të jenë gati 1000 fermerë.

Madje, ata kanë publikuar edhe një njoftim të rëndësishëm, ku theksojnë se nuk po i sheshin dot produktet bujqësore.

“Do protestojmë për gjendjen e vështirë ku ndodhen fermerët sot, pasi nuk po shesin produktet bujqësore”, thuhet në njoftim.

Më tej, fermerët kanë shpalosur 5 kërkesat e tyre kryesore si dhe kërkojnë nga ministria e Bujqësisë që t’u garantojë shërbimin e ekstensionit me specialistët e Drejtorive Rajonale të Bujqësisë, laborator për analiza të tokës dhe monitorim të produkteve.

5 kërkesat e fermerëve:

1-) Mbështetje financiare direkte për fermerët duke na subvencionuar për cdo njësi produkti te hedhur ne treg kundrejt faturës tatimore të shitjes dhe stimulim te eksportuesve te cilët janë promotorë te zhvillimit te bujqësisë.

2-) Vlerësim dhe kompensim financiar me çmim dysheme të tregut për produktet e humbura nga fatkeqësitë natyrore dhe stogun e produktit të shkaktuar nga çrregullime të forta të tregut.

3-) Rregullim në paketën fiskale 2020 të shkallës së TVSH-së për sektorin e tregtimit dhe përpunimit të produkteve bujqësore e blektorale sepse aplikimi i shkallëve të ndryshme të TVSH-së që sot është në mënyre paradoksale 0% në blerje dhe 20% në shitje dhe përfshirja e të ashtuquajturës normë kompensimi 6% në këtë mekanizëm i ka vënë operatorët e këtij sektori në një regjim taksimi të padrejtë dhe për pasojë i ka detyruar të furnizohen me produktet bujqësore nga importi dhe të braktisin produktin vendas .

4-) Kërkojmë nga Ministria e Bujqësisë të na garantojë shërbimin e ekstensionit me specialistët e Drejtorive Rajonale të Bujqësisë,laborator për analiza të tokës, garantim dhe monitorim të cilësisë së inputeve bujqësore , kontroll dhe monitorim të cilësisë së produkteve tona nëpërmjet një laboratori të akredituar.

5-) Kërkojmë nga qeveria të angazhohet në rregullimin me ligj të kushteve dhe mënyrën e kryerjes së tregtisë me produktet bujqësore për të garantuar interesat e palëve në këtë treg.

Pjesëmarrja sa me e madhe në tubim rrit shanset për realizimin e këtyre kërkesave.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top