Lajme

‘’Fermeri nuk është sk llav’’, do ikin nga Shqipëria nëse s’ndryshojnë subvencionet

Ditën e sotme sindikata e fermerëve të bashkuar është ngritur në protestë në qytetin e Lushnjes. Ata kërkojnë ndryshimin e skemës së subvencioneve.

Fermerët kanë hedhur prodhimet e tyre në shenjë proteste në rrugë. Ata janë shprehur se për herë të parë do të bëjnë të mundur që njerëzit me kollare të mos vendosin më për fatin e tyre.

Po ashtu ka pasur raportime se situata midis fermerë dhe punonjësve të policisë është tënsionuar. Kjo për shkak se policia nuk ka lejuar që femerët të bllokojnë rrugën.

Ata kanë thënë se nëse nuk ndryshojnë subvecione ndaj tyre do të detyrohen të ikin dhe ata nga vendi. Njëri prej tyre ka thënë:

Në Europë i lusin njerëzit që të merren me bujqësi, ndërsa këtu 15% e serave janë braktisur, për shkak se nuk ja vlen, pasi çmimi i nxjerrjes në treg të produkteve nuk justifikon shpenzimet. Ju lutem zoti kryeministër ktheni sytë nga bujqësia dhe uluni me sindikatën, në mënyrë që të zgjidhni problemet e fermerëve.
Një tjetër më pas ka thënë:

Fermeri nuk është sk llav, që të punojë për të ushqyer shoqërinë, dhe që të mos ketë mundësi që ushqejë vitin e vetë. Vitin e kaluar në portet shqiptare vinin jahtet e pasanikëve, dhe mbusheshin me naftë që kushtonte 600 lekë litri, ndërkohë që ne paguajmë për traktorët naftë me çmim 1800 lekë litri.’’

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top