Elvana Gjata është një nga këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar, këngët e së cilës kthehen menjëherë në hite dhe dëgjohen nga të gjithë.
Ajo festoi dje ditëlindjen dhe urimet kanë qënë të shumtë si nga kolegët dhe nga ndjekësit e saj.
Elvana ka lindur me 3 shkurt të vitit 1987 dhe festoi 33 vjetorin e saj.
Ajo së fundmi ndodhet në New York dhe këtë e ka treguar vetë ajo duke publikuar një video ku tregon pritjen madhështore që i kanë bërë.
‘Zemra ime është plot. Faleminderit ka shkruar krahas video.
Kujtojmë që dalja e para e Elvanës në ekran ka qënë në programin e njohur ‘Ethet e së premtes’ ku këngëtarja ishte në adoleshencën e saj.