Këngëtari me 2 milionë ndjekës në Instagram, Fatmir Sufa, i njohur si Dan Bilzeriani shqiptar, tashmë i ka hyrë biznesit fitimprurës të naftës.
Me fitimet e çmendura nga Instagrami, këngëtari që shfaqet në klipet e tij gjithmonë i rrethuar nga shumë fem ra, ka mundur të hapë kompaninë e tij me bazë në Azerjbaxhan.
Pas klipit “A ke dashni” me artisten e huaj, Petronella, flitet se Fatmiri i ka hyrë biznesit në bashkëpunim me ortakë arabë, një kompani që ka si synim të tregtojë naftë në pikat e karburantit brenda dhe jashtë Azerbajxhanit.
Objekti i kompanisë është tregtimi i hidrokarbureve të naftës, gazit, nënproduktet e tyre, vajra lubrifikantë, import-eksport dhe tregti me pakicë e shumicë të pjesëve të këmbimit.
Theksojmë që Fatmir Sufa është vetëm 25 vjeç, dhe ia ka dalë të hapë një biznes kaq të fuqishëm në moshë kaq të re. Pas “Cak Pak Hopa-Hopa” apo “Jeta Osh Qef”, ai provoi tjetër sukses me klipin “Show”, në skenat e të cilit shihej i rrethuar nga 40 vajza, të gjitha balerina e mo dele.
Ai njihet si këngëtar dhe DJ, që punon për club-et më të njohura në botë. Këngëtari me origjinë nga Dibra, klipin e parë e publikoi në vitin 2010, por famën e mori para tre vitesh në “Instagram”.
Në lidhje me fitimet nga “Instagram”-i, në një intervistë të fundit për “Opinon” ai është shprehur:
Të them të drejtën, edhe nga muzika kam fitimet e mia, por më shumë kam përfitime nga “Instagram”-i, shumë e cila varion nga 200$-1000$ në ditë”.