Fakti që keni fituar lotarinë nuk do të thotë se duhet të bëni gati plaçkat, të blini një shtëpibtë re dhe të thekeni gjithë kohës në diell duke pirë kokteile buzë detit apo pishinës. Kjo mund të jetë një alternativë mjaft e mirë, por nuk i duket aspak interesante Steve Thomson.
I riu fitoi jo pak, por plotë 137 milionë dollarë në lotarinë EuroMilions tre muaj më parë. Pasi mori një pjesë të shumës, ai bleu një kamion të vjetër, të përdorur, të tipit Volkswagen. Këtë automjet Steve do ta përdorë për të bërë transportin e mjeteve të punës, pasi prej kohësh ai punon në ndërtim.
Siç bëhet me dije, ndërtuesi i ka kursyer vetes plotë 13 mijë dollarë, duke mos blerë një mjet të ri, por të përdorur. Me pak fjalë, edhe pse ka pasur një shumë të majme në bankë, ai ka arritur të bëjë pazar goxha të mirë.
42 vjeçari është parë duke shkuar gjatë gjithë kohës në punë. Sëfundmi ai ka rregulluar një portë në një prej shtëpitë e lagjes si dhe ka vendosur disa dritare të reja, në një banesë tjetër.
Megjithatë, ai është treguar bujar në shumë raste. Kështu, në një prej punëve që ka bërë në lagje, nuk ka pranuar të marrë paratë nga personi të cilit inka bërë punën. Duke qenë se ishte prag Krishtlindjesh, Steve i kërkoi personit në fjalë t’;i mbante ato para dhe ti shpenzonte gjatë festave.
Ai është baba i tre fëmijëve dhe ende nuk e di se çfarë do të bëjë me shumën e fituar. Burri thotë se paratë që fiton nga puna i dalin për të jetuar një jetë të ndershme dhe pa shumë mundime.
Cami Halısı Trabzon
October 13, 2023 at 9:52 pm
Thank you for great article. Hello Administ . Cami Halısı ve Cami Halıları Website: https://www.melekhali.com.tr/