Lajme

Flet inxhinierja Bozo: Flini të qetë në banesat tuaja, ky tërmet nuk dëmton strukturën

Inxhinierja Luljeta Bozo në një lidhje telefonike për Ora News i bëri thirrje qytetarëve të shkojnë nëpër banesa dhe të flenë të qetë pasi tërmeti 4.9 i shkallës rihter është pasgoditje. Ndërsa për banorët që i kanë banesat të dëmtuara, Bozo bëri apel se nuk duhet të rrinë në banesa.

“Nëse shtëpitë nuk kanë pasur asnjë dëmtim, ose gjëra të vogla njerëzit të kthehen dhe të flenë rehat. Nuk besoj që do ketë të tjerë. Kurse ata që i kanë të dëmtuar shtëpitë nuk kanë pse të rrinë brenda. Nuk ka kuptim të rrinë brenda. Një shtëpi e dëmtuar, një goditje e tillë e përkeqëson gjendjen. Ku ka dëmtime të rënda nuk duhet rre zikuar“, tha Bozo.

Tërmeti i sotëm (28 janar) nuk sjell dëme në strukturë.

“Ne si inxhinierë nuk e llogarisim fare. Kështu që nuk është një energjie e tillë që shkakton dëm të strukturës. Kuptohet kur ndërton sipas rregullave. Për mua ata që i kanë shtëpitë në rregull të flenë rehat”, tha inxhinierja për Ora News.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top