Lajme

Flet nga burgu Zogu i Tiranës: Jam me qetësues, shokët këtu përkujdesen për mua

Hermes Nikaj, personazhi i cili ka qenë në qendër të vëmendjes së fundmi, ka folur për herë të parë nga burgu në një rrëfim ekskluziv për “Panorama plus”. Në një intervistë telefonike, Zogu i Tiranës ka treguar për herë të parë se ç’po ndodh me të në burg. Hermes ka treguar se është nën kujdesin mjekësor dhe po merr qetësues e serume. Ai ka folur gjithashtu edhe për shoqërinë e re që ka krijuar duke treguar se janë sjellë shumë mirë me të.

Je ambientuar me burgun Hermes? Si janë zgjimet e tua në izolim, duke qenë se prej vitesh shijoje famën si reporter i emisioneve të ndjekura të mëngjesit?

Në momentin që po flasim, u shkëputa nga shokët që kam njohur këtu në Burgun 313, ku çunat janë duke u qethur dhe duke u larë. Ata janë të mirë dhe përkujdesen për mua, me pyesin shpesh me humor e shaka: “Si je rrushi?”

Kush vjen të të takojë në Burgun 313?Vijnë familjarët, po mua më vjen turp! Unë s’jam mësuar kështu, këto pranga përbuzin dinjitetin tim.

Mikeshat VIP kanë ardhur të të takojnë?

Te Drejtoria e Policisë vinin më sillnin ushqime, ndërsa këtu jo sepse nuk lejohet. Mua më vjen keq, se unë isha njeri i medias dhe në lajme çfarë nuk u tha për mua, po askush nuk erdhi të më pyesë këtu personalisht. Ky rrëfim i imi është eksluziv.Je informuar për fatin tënd, çfarë dënimi rrezikon?

Nuk e di sepse jam ende nën hetim. Unë kërkoj një masë më të butë, siç është arrest shtëpie apo paraqitje me detyrim. S’kam pasur asnjë precedent penal të mëparshëm, jam me arsim të lartë dhe kjo situatë më ka bërë ta vuaj dhe të jem nën kujdesin mjekësor me qetësues dhe serume.

Burimi: Panorama plus

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top