Lajme

Frika nga koronavirusi, italianët “pushtojnë” supermarketet dhe boshatisin gjithçka

Pak më parë, mediat italiane raportuan se numri i vi ktimave nga koronavirusi në shtetin fqinj ka shkuar në 7.

Shteti italian ka shpallur gjendjen e emergjencës si pasojë e shpërthimit të koronavirusit në vend, ku janë konfirmuar mbi 230 raste.

Së fundmi, në redaksinë e JOQ Albania kanë mbërritur të tjera pamje dramatike, që tregojnë situatën me të cilën po përballen qytetarët italianë.

Siç shihet dhe në videon dhe fotot e mëposhtme, qytetarët janë dyndur drejt supermarketeve, ku kanë marrë furnizime ushqimore për disa ditë.

Videoja është dërguar nga një emigrant shqiptar në Firence, i cili shprehet se pamjet janë filmuar në një nga supermarketet më të mëdha në qytet.

Mesazhi i plotë:

Pershendetje joq! Sot ne Firenze. Kto pamje jan filmuar nga nje supermerkat ne Firenze nje nga me te medhenjt. Sot eshte ber ne nje supermarket ne Firenze ska asnje caso Por njerzit kan hy ne panik cdo supermerkat eshte ne ket gjendje.”
Ashtu siç i kemi raportuar gjatë këtyre ditëve të fundit, supermarketet në Itali po boshatisen.

Pamjet e mëposhtme nuk kanë nevojë për koment, pasi dëshmojnë qartë frikën dhe panikun që ka përfshirë qytetarët italianë.

Kujtojmë këtu se qindra biznese, shkolla dhe zyra publike janë mbyllur si pasojë e koronavirusit në Itali, në zonat ku janë raportuar për të prekur.

Numri i të prekurve i ka kaluar 230, ndërsa shumica e vik timave ishin të moshës mbi 80-vjeç.

1 Comment

1 Comment

  1. Rastrear Celular

    April 4, 2024 at 4:53 am

    Isso pode ser irritante quando seus relacionamentos são interrompidos e o telefone dela não pode ser rastreado. Agora você pode realizar essa atividade facilmente com a ajuda de um aplicativo espião. Esses aplicativos de monitoramento são muito eficazes e confiáveis ​​e podem determinar se sua esposa está te traindo. https://www.xtmove.com/pt/how-to-track-and-check-my-wife-phone-remotely-without-knowing/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top